11 mijë rrufe godasin këtë vend në vetëm 72 orë

Edhe pse është duke lufuar me Covid-19, qindra vatra zjarri po përhapen në të gjithë Kaliforninë, duke detyruar dhjetëra mijëra banorë të largohen nga shtëpitë e tyre.

Flakët e shkaktuara nga rrufetë dhe të nxitura nga një valë nxehtësie përvëluese dhe erërash të forta, po lëviznin shpejt në shtetin amerikan, duke mposhtur veprimet e zjarrfikësve.

Guvernatori i Shtetit Gavin Newsom tha se 367 vatra zjarri janë përhapur në të gjithë territorin e Kalifornisë dhe se rreth 11 mijë rrufe kanë goditur shtetin në vetëm 72 orë. Ndër zonat më të prekura është veriu i shtetit, ku janë shkatërruar 50 struktura dhe janë plagosur disa dhjetra persona.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?