11-vjeçares i zhduket tumori i pashërueshëm

Një 11-vjeçare që ishte diagnostikuar me tumor në kokë, në një pozicion aq të vështirë të trurit sa nuk hiqej dot me operim, tani i ka lënë mjekët me gojë hapur. Vajza nga Teksas, SHBA, ishte ankuar për dhimbje koke. Pas një skaneri kishte dalë me DIPG, një formë tumori shumë agresive.

Prindërit e çuan te shumë mjekë e neurologë, dhe të gjithë konfirmonin lajmin e keq. Sëmundja pritej të vazhdonte me humbje shikimi, humbje të aftësisë për të folur, e deri në bllokim frymëmarrjeje. Vajza filloi t’i nënshtrohet rrezatimeve dhe kimioterapisë. Prindërit ishin me vajzën te kopshti zoologjik kur morën lajmin se skaneri i fundit tregoi që tumori ishte zhdukur plotësisht. Mjekët nuk e shpjegojnë dot se si është zhdukur ashtu.

Shumica e fëmijëve të tjerë që vuajnë nga kjo sëmundje e humbin jetën brenda pak javëve, por 11-vjeçares tani nuk i ka mbetur asnjë shenjë e tumorit. Ajo vazhdon të marrë kimioterapi për siguri por i është kthyer veprimtarive që bënte më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?