Bojkoti i avokatëve ndaj rregullores së re të GJKKO, PL kërkesë partive politike në Kuvend: Nxisni dialogun mes palëve

Partia e Lirisë i ka kërkuar Kuvendit të Shqipërisë të ndërhyjë për zgjidhjen e ngërçit mes Shkallës së Parë të GJKKO-së dhe Dhomës Kombëtare të Avokatisë. Në një kërkesë drejtuar krerëve të grupeve parlamentare dhe deputetëve jashtë grupeve, sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi, thekson se konflikti nuk mund të trajtohet më si një mosmarrëveshje mes dy palëve, pasi bojkoti i avokatëve ka sjellë shtyrjen dhe moszhvillimin e seancave gjyqësore.

PL ngre si shqetësim edhe rastin e ish-Presidentit Ilir Meta, i cili ndodhet në paraburgim që prej tetorit 2024. Sipas partisë, shtyrja e seancave në kushtet e konfliktit institucional dhe pasojat mbi afatet e paraburgimit e bëjnë këtë rast një shembull të pasojave që mund të ketë përplasja mes gjykatës dhe avokatëve.

Partia e Lirisë i kërkon Kuvendit të nxisë dialogun institucional dhe të verifikojë nëse pasojat e këtij konflikti mund të rëndojnë mbi të drejtat dhe liritë themelore të personave të paraburgosur.

Swiss Digital Desktop Reklama

PL ka kërkuar nga përfaqësuesit e grupeve parlamentare dhe partive politike në Kuvend:

Swiss Digital Mobile Reklama

1. Të nxisni trajtimin me urgjencë të kësaj çështjeje nga komisionet parlamentare përgjegjëse, në përputhje me kompetencat e tyre kushtetuese dhe rregullatore.

2. Të kërkohet informacion i plotë, konkret dhe i dokumentuar mbi pasojat e konfliktit dhe të bojkotit, përfshirë numrin dhe natyrën e seancave të shtyra apo të pamundësuara, veçanërisht ato që lidhen me masat e sigurimit personal.

3. Të verifikohet nëse dhe në çfarë mase vonesat e shkaktuara nga kjo situatë kanë ndikuar në kohëzgjatjen faktike të paraburgimit dhe nëse pezullimi i afateve të paraburgimit në këto rrethana është në përputhje me kërkesat e Kushtetutës, Kodit të Procedurës Penale dhe KEDNJ-së.

4. Të kërkohet informacion i posaçëm mbi rastin e Z.Ilir Meta, duke pasur parasysh se ai ndodhet në paraburgim prej tetorit 2024 dhe se procesi i tij po përballet me shtyrje të përsëritura në kontekstin e konfliktit ndërmjet GJKKO-së dhe Dhomës Kombëtare të Avokatisë.

5. Të kërkohen shpjegime nga institucionet përkatëse mbi masat e marra për të garantuar vijueshmërinë e proceseve dhe respektimin e të drejtave procedurale, pa cenuar pavarësinë e pushtetit gjyqësor.

6. Të nxitet dialogu institucional për tejkalimin e konfliktit, me synim që asnjë mosmarrëveshje ndërmjet GJKKO-së së Shkallës së Parë dhe Dhomës Kombëtare të Avokatisë të vijojë të prodhojë pasoja mbi administrimin e drejtësisë penale dhe lirinë personale të individëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 529 (11.3%)
Jo 4135 (88.7%)

Vota totale: 4664