11-vjeçarja përdhunohet dhe vritet, autori feston

Një 11-vjeçare u përdhunua dhe u vra gjatë një dasme, ndërsa pas krimit vrasësi shkoi në festime i mbuluar nga njollat e gjakut. I dyshuar është 24-vjeçari Uttam Sahu. Krimi ka ndodhur në rrethin indian të Kabirdham në Chhattisgarh.

Pas premtimit për t’i dhënë asaj një pije të ftohtë, ai e dërgoi rreth 1.5 km larg në një vend të errët dhe të shkretë pranë një lumi ku e përdhunoi dhe e goditi për vdekje. Por ai u kthye në dasëm sikur asgjë të mos kishte ndodhur me gjakun e saj të freskët në këmishë.

Protestat në qytete anembanë Indisë janë mbajtur këtë muaj. Demonstruesit kërkojnë veprim kundër përdhunuesve dhe dhunës kundër grave. Tubimet erdhën pasi pak ditë më parë u rrëmbye Asifa Bano, nxënëse tetë vjeçare, nga një bandë e drejtuar nga një ish-zyrtar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vajza u përdhunua për tri ditë, u mbajt pa ngrënë në një tempull dhe më pas u qëllua për vdekje me një gur.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?