12 mijë shkencëtarë thirrje: Covid-19 duhet të përhapet

Në një kohë që bota forcon masat anti-covid dhe janë në ”luftë” për krijimin e vaksinës, rreth 12 mijë shkencëtarë dhe mjekë në Britaninë e Madhe kanë nënshkruar peticionin kundër masave shtrënguese dhe i kërkon qeverisë të tërhiqet prej tyre dhe të lejojë Covid-19 të përhapet mes të rinjve dhe njerëzve të shëndetshëm.

Letra e hapur nga ekspertët në universitetet e Oxford, Harvard dhe Stanford është nënshkruar deri më tani nga më shumë se 130 mijë persona. Koncepti i imunitetit të tufës u përmend në fillim të marsit, përpara vendosjes së masave izoluese.

Deklarata u publikua javën e kaluar dhe kërkon që të rinjtë të lejohen t’i kthehen jetës normalisht, ndërsa të moshuarit dhe të sëmurët të trajtohen më me kujdes. Zyra e kryeministrisë britanike, insistoi se nuk do të tërheqë asnjë nga masat e vendosura dhe se çështja e imunitetit të tufës kundër Covid-19 nuk do të merret parasysh nga politikbërësit.

SHKARKO APP