FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

”Presidenti Trump nuk po bën shaka”, sekretari amerikan i Mbrojtjes: Irani duhet të bëjë zgjedhjen e mençur

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth tha se ultimatumi i vendosur nga Presidenti Donald Trump skadon nesër dhe se ai këshillon Iranin të bëjë një zgjedhje të mençur sepse presidenti amerikan nuk po bën shaka. ”Irani do të duhet të bëjë një zgjedhje të mençur nesër, sepse presidenti Donald Trump nuk po bën shaka”, tha Hegseth në një konferencë për shtyp.

”SHBA-të do të kryejnë më shumë sulme nesër, më shumë sesa në ditën e parë të sulmeve”, shtoi Hegseth më 28 shkurt, duke deklaruar se kjo do të ndodhte nëse Irani nuk do ta pranonte ultimatumin. Përpara Hegseth, Trump përsëriti kërcënimet dhe shtoi se i gjithë Irani mund të shkatërrohet brenda natës dhe se “nata mund të jetë nata e së martës.

”E martë, ora 8 e mbrëmjes sipas kohës së Uashingtonit”,-shkroi Trump. ”Pa një marrëveshje, do të shihni ura dhe termocentrale që shemben në të gjithë vendin”, tha Trump për Fox News të dielën, duke përsëritur kërcënimin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?