12 të infektuar nga virusi, Vietnami mbyll dhe dezinfektohen shkollat
Vietnami konfirmoi dy raste të tjera të infektuar me koronavirusin që shpërtheu në Wuhan, duke çuar në 12 numrin e rasteve të konfirmuara në të gjithë vendin.
Sipas mediave shtetërore vietnameze, dy rastet e fundit, një 16-vjeçar dhe një 49-vjeçar janë anëtarë të familjes së një punëtori që kohët e fundit ishte testuar pozitivpër virusin pas kthimit nga Wuhan.
Të dy pacientët janë në gjendje të qëndrueshme dhe të karantinuar. Autoritetet lokale në 63 qytete dhe provincat në Vietnam kanë njoftuar se shkollat do të vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura.
Fotografia e epidemisë e azhornuar në internet dhe e hartuar nga Qendra për Shkencë dhe Sisteme Inxhinierike e Universitetit Amerikan Johns Hopkins, tregon se ritmi i dëmeve njerëzore të shkaktuara nga virusi nuk ka tendenca ngadalësimi.