12 vendet që do të udhëtojnë në Angli pa u karantinuar, ja vendimi për Shqipërinë

Ende pandemia nga Covid-19 vijon që të kufizojë lëvizjen e lirë, por shtetet kanë rregulla të ndryshme. Portugalia, Gjibraltari dhe Izraeli janë midis 12 vendeve të shtuara në një listë të gjelbër të destinacioneve të udhëtimit nga 17 maji për njerëzit në Angli, ka thënë sekretari i Transportit.

Kushdo që kthehet nga këto vende nuk do të duhet të karantinohet, ndërkohë që testet e koronavirusit do të kërkohen para dhe pas udhëtimit. Shqipëria nuk përfshihet në listën e këtyre vendeve, edhe pse qeveria deklaroi se vendi ynë ka dalë nga zona e kuqe e pandemisë së Covid-19.

Turqia, Maldivet dhe Nepali janë shtuar në listën e kuqe të vendeve nga ora 04:00 më 12 maj, që do të thotë se udhëtarët nga ato destinacione do të duhet të bëjnë karantinë në një hotel për 10 ditë pas kthimit.

SHKARKO APP