12-vjeçarja po lufton për jetën, e infektuar me COVID-19, ndodhet në terapi intesive

Koronavirusi ka mbërthyer mbarë botën dhe nuk njeh moshë, nga fëmijët deri tek të moshuarit, por këto të fundit janë më të rriskuar pasi mund të kenë edhe sëmundje shoqëruese që i bën mos ta kalojnë situatën.

Ekspertët e shëndetit kanë thënë që të moshuarit dhe ata me probleme shëndetësore janë më të rrezikuar që të humbin jetën pasi infektohen me COVID-19. Sipas tyre fëmijët po ndihmojnë në përhapjen e virusit.

Emma është 12-vjeçarja, e cila po lufton për jetën në një spital të Atlantas në Georgia, pasi rezultoi e infektuar me COVID-19. 12-vjeçarja më 15 mars u diagnostikua me pneumoni dhe të premten u zbulua se ajo është i infektuar me Covid-19. Që prej së shtunës ajo ndodhet në terapi intesive, por mjekët thonë se gjendja e saj është e qëndrueshme.

Studimet tregojnë se nga gati 45,000 raste të konfirmuara në Kinë deri më 11 shkurt, pati një vdekje të një personi nën 20-vjeç. Sipas Qendrës Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, dhe nuk ka vdekje të fëmijëve poshtë moshës 10-vjeç.

SHKARKO APP