129 punonjës mediash të vrarë në 2025
Një raport i publikuar nga Committee to Protect Journalists (CPJ) tregon se gjatë vitit 2025 janë vrarë 129 gazetarë dhe punonjës mediash në krye të detyrës, shifra më e lartë e regjistruar ndonjëherë.
86 gazetarë janë vrarë nga zjarri izraelit, kryesisht në Gaza. Raporti nënvizon se Izraeli mban përgjegjësi edhe për 81% të rasteve që janë klasifikuar si vrasje të qëllimshme. Organizata shton se verifikimi i plotë i rasteve në Gaza është vështirësuar për shkak të kufizimeve të aksesit për mediat e huaja.
104 nga 129 gazetarët e vrarë humbën jetën në zona konfliktesh, përfshirë Gazën, Jemenin, Sudanin dhe Ukrainën. Ndër rastet e përmendura është edhe ai i gazetarit të Reuters, Hussam al-Masri, i cili u vra në gusht gjatë raportimit pranë spitalit Nasser në Gaza. Autoritetet izraelite e cilësuan ngjarjen si një “gabim tragjik”.
KOHA JONË SONDAZH

