13 ngjarje fantastike nga viti 2020
Viti 2020 ishte me të vërtetë një vit sfidash dhe problemesh shëndetësore dhe ekonomike, të cilat në një farë mënyrë eklipsuan ngjarjet në thelb pozitive. Megjithatë, me të mirat dhe të këqijat e veta, viti që lamë pas shënoi disa momente historike që vlen të kujtohen.
Irlanda e Veriut feston ceremoninë e parë të martesave brenda të njëjtit seks
Irlanda e Veriut legalizoi martesën e të njëjtit seks në janar të këtij viti. Çifti Robyn Edwards-People dhe Sharni Edwards-People u bë çifti i parë që u martua legalisht në një ceremoni civile në 11 shkurt.
Bong Joon Ho dhe “Parasite” bënë histori në Oscar
Në shkurt, regjisori nga Koreja e Jugut bëri histori në Oscar duke u bërë koreani i parë që fitonte çmimin për “Regjisorin më të mirë”. Filmi “Parasite” ishte filmi i parë në gjuhë të huaj që fitoi çmimin më të rëndësishëm të mbrëmjes, “Best Picture”.
Finlanda miratoi lejen e lindjes për baballarët
Në shkurt, qeveria e re e Finlandës njoftoi planet për t’u dhënë të gjithë prindërve të njëjtën leje prindërore, si një përpjekje për të “promovuar mirëqenien dhe barazinë gjinore”. Sipas BBC, kompensimi i paguar do të rritet në 14 muaj të kombinuar, i cili funksionon në 164 ditë për prind.
Kongo shëroi pacientin e fundit me Ebola
Pacienti i fundit me Ebola la spitalin në fillim të marsit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Ishte një hap i madh në luftën e vendit kundër shpërthimit të dytë më vdekjeprurës të sëmundjes në histori.
Njerëzit në të gjithë botën u ngritën për të protestuar kundër dhunës së policisë dhe padrejtësisë racore
Pas vdekjes së George Floyd në duart e oficerëve të policisë në Minneapolis, nisën protestat në pothuajse të gjitha shtetet kryesore të SHBA-së. Protestat nisën globalisht, duke u shtrirë në më shumë se 60 vende ku u mbështet lëvizja Black Lives Matter për padrejtësitë racore dhe dhunën e policisë. BLM solli në vëmendje dhunën e policëve edhe në shtete (si rasti i Shqipërisë me vdekjen e Klodjan Rashës) ku racizmi nuk dominon.
Poliomeliti u zhduk zyrtarisht nga kontinenti afrikan
Në gusht, OBSH njoftoi se Afrika i dha fund poliomelitit.
Skocia u bë vendi i parë që jep produkte higjieno-sanitare falas
Në nëntor, Skocia miratoi një projekt-ligj për të dhënë produkte higjieno-sanitare, të tilla si tampona dhe lines falas për të gjithë ata që kanë nevojë.
Pandemia e Covid solli një rënie rekord të emetimeve globale të karbonit
Emetimet globale të gazrave serrë ranë me afërsisht 2.4 miliardë tonë këtë vit, një rënie prej 7% nga 2019 dhe rënia më e madhe e regjistruar.
Ishte një vit vërtet i shkëlqyeshëm për eksplorimin e hapësirës
Jeta në Tokë la shumë për të dëshiruar, por gjërat po shkonin mirë lart në hapësirë. Në vitin 2020, NASA nisi roverin e saj më të përparuar deri më tani në Mars dhe zbarkoi një anije kozmike në një asteroid. Një raketë SpaceX dërgoi astronautë amerikanë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.
Qindra udhëheqës fetarë kërkuan ndalimin e terapisë së konvertimit
Më shumë se 370 udhëheqës fetarë bashkuan forcat në dhjetor për të kërkuar një ndalim global të terapive të konvertimit – çdo trajtim që përpiqet të ndryshojë orientimin seksual ose identitetin e dikujt.
Zgjedhjet historike në SHBA u shoqëruan me numrin më të madh të pjesëmarrësve
Zgjedhjet presidenciale në SHBA panë numrin më të madh të votuesve që prej vitit 1900, duke mposhtur rekordin e mëparshëm e Barack Obama-s.
U krijuan vaksinat e Covid dhe nisi fushata më e madhe e vaksinimit në histori
Viti 2020 shënoi zhvillimin më të jashtëzakonshëm të vaksinave në histori. Në nëntor, Pfizer njoftoi se u krijua një vaksinë mbi 90% efektive. Ditë më vonë, Moderna njoftoi se vaksina e saj ishte 94% efektive. Mbretëria e Bashkuar, Kanada, SHBA etj., kanë nisur fushatat e vaksinimit.
Aborti legalizohet në Argjentinë
Më 30 dhjetor, Argjentina miratoi një ligj që legalizon abortin, një fitore historike e grave. Aborti do të legalizohet deri në javën e 14 të shtatzënisë dhe do të jetë i ligjshëm në rastet e përdhunimit ose kur nënës i rrezikohet jeta.