14 të vdekur nga shpërthimet, Izraeli shpall ”fazën e re” të luftës
Një raund i ri sulmesh ka ndodhur sot në Liban me shpërthimet e radiove, pajisjeve të tjera të komunikimit dhe paneleve diellore që në Bejrut dhe shumë rajone të tjera që kanë lënë të vdekur 14 persona dhe 450 të tjerë të plagosur. Shumë prej të plagosurve kanë plagë në krahë dhe në stomak, pasi kanë qenë duke mbajtur në duar ose xhepat e tyre radiomarrësit në momentin e shpërthimit. Dëshmitarët okularë thanë se radiot portative të përdorura nga Hezbollahu shpërthyen, ashtu si edhe sistemet e energjisë diellore të banimit.