Turqi, kapen ushtarët që “do rrëmbenin” Erdoganin

Një grup ushtarësh, të cilët dyshohen se do të përpiqeshin të arrestonin presidentin gjatë tentativës së dështuar për grusht shteti në Turqi, gjatë dy javëve më parë, janë kapur pranë Marmarasë.

Erdogan ishte me pushime në resortin jugperëndimor të vendit gjatë asaj nate, por mundi të largohej vetëm pak përpara se hoteli ku qëndronte ai, të mësyhej nga ata pak ushtarë.

Sipas raportimeve të fundit nga Turqia, forcat speciale të vendit arritën t’i gjurmonin ata dhe t’i arrestonin në një zonë të pyllëzuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar gjatë operacionit të ndalimit të tyre, por asnjë viktimë nuk raportohet të jetë shënuar. Mes 11 ushtarëve të arrestuar përgjatë natës mes të dielës dhe të hënës ishte edhe majori Sukru Seymen, komandanti i dyshuar i grupit sipas agjencisë së lajmeve “Anadolu”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më shumë se 20 anëtarë të tjerë të kësaj skuadre ushtarake të dyshuar për përfshirje janë tashmë në paraburgim, në pritje të seancave gjyqësore ndaj tyre.

Që prej asaj përpjekjeje të dështuar për grusht shteti, Erdogani ka nisur një fushatë spastrimi të atyre që dyshohen të jenë të lidhur me atë natë paniku e terrori në Turqi.

Me dhjetëra mijëra njerëz janë arrestuar, shkarkuar apo pezulluar nga pozicionet e tyre në ushtri, drejtësi, shërbimet civile apo arsim.

Teksa autoritetet turke akuzojnë klerikun mysliman që jeton në mërgim në Shtetet e Bashkuara, Fethullah Gulen, ai trurin organizator të përpjekjes për grusht shteti, diçka që në fakt vet predikuesi e ka mohuar kategorikisht.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?