15 viktima dhe mbi 2mijë raste të reja me Covid në Greqi
Autoritetet shëndetësore greke këtë të mërkurë bëjnë me dije se janë konfirmuar të infektuar me Covid 2 874 raste dhe kanë humbur jetën 15 persona.
Sipas raportit të 24 orëve të fundit në gjendje të rëndë vijojnë të jenë 144 pacientë.
Numri i përgjithshëm i rasteve që nga fillimi i pandemisë është 485,015, ndërsa janë regjistruar 12,926 vdekje.
Ndërkohë mosha mesatare e rasteve të të infektuarve është 41 vjeç (diapazoni 0.2 deri 106 vjeç), ndërsa mosha mesatare e vdekjes është mbi 78 vjeç.