15-vjeçarja shtatzënë për herë të dytë (FOTO)
Një 15-vjeçare, e cila lindi fëmijën e saj të parë në moshën 14-vjeçare, tani është duke pritur fëmijën e saj të dytë. Mollie Syrigos, nga Melburn, mbeti shtatzënë në vitin 2016, kur ajo ishte 13-vjeçare dhe lindi djalin e saj tashmë 13-muajsh, Theodore.
Partneri i saj, Oscar Wilks, ishte vetëm 15-vjeçar kur ai u bë baba dhe tani çifti po pret për t’u bërë prindër për herë të dytë.
Ajo tregon për djalin e saj të vogël por shprehet se gjykimi nga të tjerët për të qenë një prind adoleshent është shumë sfidues.
“Për disa muaj nuk kisha shumë mbështetje. Të gjithë po përpiqeshin të më bindnin që të bëja një abort, ishte shumë e vështirë në të vërtetë. Ende sot e kësaj dite kemi komente të ashpra, njerëz që më dërgojnë në Facebook dhe më telefonojnë”.

KOHA JONË SONDAZH

