15 vjeçja jazide rrëfen tmerrin që përjetoi si skllave e xhihadistëve të ISIS
Motrat ishin në mesin e shumë vajzave dhe femrave të reja nga minoriteti i religjionit jazid që u rrëmbyen nga ISIS në veri të Irakut në muajin gusht. 15 vjeçarja është në mesin e pak vajzave të kidnapuara që kanë arritur të ikin, duke marrë me veti ngjarjet e dhunës sistematike dhe industrisë së skllavërisë.
D.A. ishte pjesë e eksodit, duke udhëtuar me makinë së bashku me prindërit dhe pesë motrat tjera. Por vetura e tyre ishte ndaluar nga luftëtarët e Shtetit Islamik të cilët i morën ato nga familjet e tyre dhe i dërguan në Sinjar. Atje, militantët ndanin femrat jazide nga fëmijët e vegjël, burrat nga djemtë dhe pastaj femrat e martuara nga ato të rejat.
"Qaja dhe nuk i lëshoja duart e nënës sime", tregon ajo në një shtëpi të afërmeve të saj në një fshat jazid në afërsi të Mosulit. "Një xhihadist më goditi dhe vendosi pistoletën në kokën time. Nëna më tha se duhej të shkoja përndryshe do të më vrisnin", rrëfen ajo. D.A. ishte së bashku me dy motrat e saj, 19 dhe 12 vjeçare, transmeton Express.
Për shumë javë ajo kishte ndërruar tetë lokacione, ku ishte dërguar si skllave. "Ishte si një ankand", rrëfen ajo. Ajo me shumë vajza tjera duhet të pastronin rrobat e xhihadistëve, shtëpinë dhe të mbanin mbulesë islame. Në Raqqa ajo së bashku me pesë vajza kishte tentuar të arratisej por nuk kishin pasur sukses.
Kështu, e akuzuar ai iniciatore e arratisjes ajo ishte rrahur dhe burgosur. Ishte liruar vetëm kur një xhihadist kishte thënë se do të martohej me të. Kishte menduar të vetëvritej dhe të mos martohej, por para kësaj kishte tentuar edhe një herë që të arratisej. Një natë me shi, së bashku me disa vajza kishin dalë nga dritarja dhe kishin ikur. Rrugës kishin takuar një djalë arab, i cili u kishte ndihmuar për shkak të parave. Ato përfunduan në një fshat kurd dhe aty 15 vjeçja takoi të vëllanë. Ajo nuk e di nëse prindërit e saj janë gjallë, ashtu si nuk e di edhe se çfarë ka ndodhur me pesë motrat e saj.