FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

BBC: Protesta masive “No Kings” kundër administratës Trump në të gjithë SHBA-në

Protesta të mëdha kundër administratës së presidentit Donald Trump janë zhvilluar në qytete të shumta në të gjithë SHBA-në, në kuadër të valës së tretë të protestave “No Kings”, të cilat sipas organizatorëve kanë mbledhur miliona pjesëmarrës, sipas BBC News.

Organizatorët deklaruan se protestat janë kundër politikave të administratës, përfshirë luftën në Iran, masat federale ndaj emigracionit dhe rritjen e kostos së jetesës.

Ata akuzojnë Trump për “prirje autoritare”, ndërsa nga ana tjetër, Shtëpia e Bardhë i ka cilësuar këto protesta si të parëndësishme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Demonstratat u mbajtën në pothuajse çdo qytet të madh, përfshirë Nju Jork, Uashington, Los Anxhelos dhe Boston.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në kryeqytet, mijëra protestues marshuan drejt memorialit kombëtar të Abraham Lincoln “Lincoln Memorial” dhe mbushën zonën e “National Mall” (shtëpia e monumenteve ikonike, përfshirë Memorialin e Linkolnit dhe Monumentin e Uashingtonit).

Një nga protestat kryesore u zhvillua në shtetin e Minesotës, ku pjesëmarrësit reaguan edhe ndaj vdekjes së dy qytetarëve amerikanë gjatë operacioneve të agjentëve federalë të emigracionit në janar, një ngjarje që ka shkaktuar zemërim të gjerë.

Në Nju Jork, mijëra persona u mblodhën në “Times Square” (destinacioni turistik dhe qendër argëtimi në Manhatan në Nju Jork)
duke detyruar autoritetet të mbyllin rrugët për shkak të turmave të mëdha.

Megjithatë, protestat nuk kaluan pa incidente. Në Los Anxhelos, dy persona u arrestuan pasi sulmuan agjentë federalë, ndërsa policia përdori mjete jo-vdekjeprurëse për shpërndarjen e turmave.

Arrestime u raportuan edhe në Dallas pas përplasjeve të vogla mes protestuesve dhe kundër-protestuesve.

Protesta u zhvilluan edhe jashtë SHBA-së, në qytete si Paris, Londër dhe Lisbon.

Sipas organizatorëve, protestat kanë qenë kryesisht paqësore, pavarësisht mobilizimit të Gardës Kombëtare në disa shtete.

Kritikët paralajmërojnë se zgjerimi i kompetencave presidenciale nga Trump përbën kërcënim për demokracinë amerikane, ndërsa vetë presidenti i ka hedhur poshtë këto akuza. //a.i/ ATSH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?