157 viktima nga avioni i rrëzuar në Etiopi, dalin pamjet e para (VIDEO)

Një tragjedi ajrore ndodhi paraditen e sotme në Etiopi, ku avioni “Boeing 737 MAX” që ishte ngritur në fluturim drejt Nairobit u rrëzua disa kilometra larg aeroportit të kryeqytetit Addis Abeba.

Avioni, një prodhim i ri, i futur në linjat ajrore së fundmi u zhduk nga radarët vetëm 8 minuta pas ngritjes në ajër. Sipas “Airlines Ethiopian”, 149 pasagjerët dhe tetë anëtarët e ekuipazhit vdiqën në këtë aksident ajror. Kompania dhe mediat kanë publikuar edhe pamjet nga vendngjarja, ku duket sikur një bombë ka rënë mbi vendin e shkatërruar dhe trupat e viktimave të mbuluar me qese të zeza shihen ende përtokë.

Publikimi i pamjeve u bë pak pasi linja ajrore tha se të gjithë në bordin e aeroplanit kishin vdekur. Fotografia e ndarë nga kompania në Facebook tregon CEO-n e saj, Teëolde Gebremariam, duke vizituar skenën e tmerrshme. Ekzekutivi i linjës ajrore tha se “i vjen keq që po konfirmon se nuk ka të mbijetuar”.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?