16 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut, rritet numri i viktimave

Është rritur numri i personave të infektuar me koronavirus në Maqedoninë e Veriut. Këtë të dielë janë konfirmuar 16 raste të reja me të infektuar nga coronavirusi dhe se numri në total i të prekurve është 257.

Ndërkohë Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencë për shtyp ka deklaruar se dy persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut, duke e çuar ne 6 numrin e viktimave.

“Njëri ishte 91 vjeçar që u hospitalizuar para tetë ditëve dhe sot në mëngjes një pacient 31 vjeçar i cili kishte gjendje të rëndë shëndetësore”, ka thënë Filipçe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë sipas tij dy persona tashmë për të dytën herë rezultojnë negativ në testimin për coronavirus.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?