17-vjeçari vret shokun e ngushtë për një postim në rrjetet sociale

Një 17-vjeçar ka vrarë shokun e tij të ngushtë, për arsye se ky i fundit nuk fshiu një postim në rrjetet sociale.

Ngjarja e rëndë është regjistruar në Gaziantep të Turqisë, ku 17-vjeçari İbrahim A. paralajmëroi mikun e tij Muhammed Şeyh Ahmed (17), i cili ndau një postim për të në rrjetet sociale dhe i kërkoi që ta fshinte postimin.

Por, Ahmed iu përgjigj negativisht kërkesës së bashkëmoshatarit të tij dhe mes tyre lindi një debat i ashpër, që përfundoi në përdorimin e thikës, njoftojnë mediat turke.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas policisë, autori e goditi shokun e tij me thikë në zemër, duke e lënë të vdekur në vend. Ndërkohë, autori është arrestuar dhe kanë nisur hetime.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?