17-vjeçarja vr*u nënën e të dashurit 33-vjeçar, ky i fundit e ndihmoi edhe në gr*posjen e trupit
Kaitlyn Coones është vetëm 17-vjeç, dhe ka tronditur me aktin e saj. Ajo vrau nënën e të dashurit 53-vjeçe, Nicole Jones, në Ohjo të SHBA-së me një gur.
Kaitlyn Coones i tha Jonathanit se duhej të bënin diçka për nënën e tij sepse ajo po i pengonte të ishin bashkë dhe i dha atij pesë orë për të bërë diçka. Kur kaluan pesë orët, 17-vjeçarja doli nga shtëpia, mori një gur dhe e goditi disa herë në kokë 53-vjeçaren teksa ishte para frigoriferit dhe më pas e mbyti.
17-vjeçari dhe 33-vjeçari shkuan të dy në dyqane dhe blenë thasë plehrash, litarë për të mbështjellë trupin dhe pastrues për të fshirë gjurmët e gjakut nga kuzhina. Hapi i radhës i çiftit ishte të shkonin në një zonë banimi aty pranë dhe ta hidhnin trupin e 53-vjeçares në një kosh, duke menduat trupi nuk do të gjendej kurrë.
17-vjeçarja përballet me akuzën e vrasjes me paramendim, manipulimit të provave dhe përdhosjes së një kufome.