19-vjeçari qëllon me pushkë kushëririn për patatinat Lays

Ngjarjet kriminale janë nga më të pazakontat dhe një rast i çuditshëm, i nisur për patatet Lays vjen nga Karolina e Jugut, SHBA.

Ryan Dean Langdale, 19 vjeç, njoftoi policinë për një plagosje aksidentale në shtëpinë e tij. I dyshuari u tha autoriteteve se kushëriri i tij 17-vjeç e goditi veten aksidentalisht teksa po pastronte pushkën e gjuetisë.

19-vjeçari fillimisht po jepte detajet e para, por u nxitua dhe ra me këmbët e veta brenda pasi dëshmitë e tij nuk përputheshin me provat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sherifi Chapman tha se viktima e kishte pamundur të qëllonte veten duke parë rrugën me shenajt e gjakut.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dhe një javë më vonë, kur kushëriri i Langdale u zgjua nga koma, ai informoi autoritetet se kushëriri i tij e qëlloi atë gjatë një debati për patatet Lays.

17-vjeçari tha:

Më bërtiti që të mos i prekja patatet Lays në të kundërt do të më qëllonte dhe ashtu bëri.”
Pas debatit, 19-vjeçari ka shkuar në dhomën e pasme për të marrë pushkën me të cilën e qëlloi në gjoks kushëririn e tij.

Langdale është akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë, duke përdorur një armë zjarri kundrejt kushëririt të tij 17-vjeçar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?