2 Hoxhët që kënduan në kalanë e Prezës

Nga Ylli Dylgjeri –
30 vjet më parë, këtu, në këtë kështjellë,
në Prezë të Tiranës kam punuar për 1 vit si Përgjegjës i Shtëpisë së Kulturës. Ruaj kujtime
te mrekullueshme nga banoret e ketij fshati punëtor. Kujtoj mes miqve e kolegëve edhe ish Kryetari e Këshillit të Prezës, zotin Haxhi Loka. Më priti ditën e parë të punës, më uroj mireseardhjen, dhe me një gote raki përpara, me pyeti: Mire bëre që erdhe ketu vullnetar, por a di ti biesh ndonjë vegle Ti?
Ja ktheva: Sa të jem këtu do ta mësoj një vegël, por nuk di a do të dini të kërceni Ju o Kryetar!
Ishte koha kur duhej gjallëruar kultura në fshat.
Kaluan 30 vite, nga ajo kohë, e sot ambjentet e kalasë së Prezës kanë ndruar sërisht destinacionin.
Në zyrat e ish Shtëpise së Kulturës eshte futur Hoxha i fshatit. Eshtë bëre xhami. Eshtë ngritur dhe një minare absurde në oborr të kalasë!!!
Pra kalaja përjetoi në këto 30 vite edhe dy kohë te tjera. U kënduan 2 këngë. Një herë e Hoxhë Enverit, dhe sot e Hoxhës së fshatit …Asnjëra nuk shkon!
Në këtë kala duhet të këndojë Historia.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?