2 javë më parë, Italia ishte si ne. Tani tjetër situatë

Dy javë më parë, ne ishim saktësisht në të njëjtën pikë që Europa është sot. Ditë më parë, miliona italianë përfituan nga moti i ngrohtë pranveror për të shijuar natyrën, ashtu siç ndodhi në Mbretërinë e Bashkuar të dielën. Ekzistonte një ide këtu se situata nuk ishte serioze dhe në çdo rast, problemi shëndetësor ishte i kufizuar në Lombardi dhe zonat përreth, shumë larg në veri. Unë dhe familja ime u drejtuam në një plazh jashtë Romës për drekë me miqtë. Ishte plot me njerëz.

Duhej të telefononim tre restorante përpara se të prenotonim. Qindra njerëz shihje vërdallë. Të nesërmen, qeveria italiane na quajti të gjithëve “fëmijë të papërgjegjshëm”. Ministrat u zemëruan. Pamja e njerëzve që mblidheshin për drekë ishte e turpshme dhe e papërgjegjshme thanë ata. Njerëzit thjesht nuk e kuptonin rëndësinë e situatës.

Kur situata mori të tatëpjetën në vetëm 24 orë, ne po hanim spaghetti alle vongole dhe po shijonim verë të ftohtë në plazhin afër Romës. Që atë moment, gjërat ndryshuan.

Qeveria ka kryer me miliona kontrolle në vend duke u siguruar që njerëzit të qëndrojnë brenda. Ushtria është vendosur në Lombardi, rajonin më të goditur. Në Bergamo, varrezat lokale u tejmbushën me viktima, ndaj arkivolët duhet të grumbulloheshin në makina ushtarake që të transportoheshin nëpër qytete.

Pasi u vendos bllokimi total, ikja në shtëpi ishte e ndaluar. Nëse largoheshe në kohë, ishe me fat; nëse jo, ngece. Situata është e rëndë, ekstreme. Ekziston një ndjenjë që ngjarjet kanë dalë jashtë kontrollit. Të shtunën ndërruan jetë 793 njerëz, të dielën 651 të tjerë. Ka vetëm dy javë dhe Italia u prangos keq. Ato ditë të shkujdesura të drekave me miqtë nëpër plazhe duken si një ëndërr e largët.

Nick Squires, via The Telegraph /Anabel/

SHKARKO APP