2 milionë refugjatë, OBSH e shqetësuar për sulmet ndaj spitaleve
OBSH-ja teksa thotë se numri i popullit ukrainas që po lë atdheun ka shkuar në mbi 2 milion, ngre alarmin mbi situatën shëndetësore në vend. Sulmet kundër spitaleve dhe autoambulancave janë shtuar ndjeshëm gjatë ditëve të fundit, dhe furnizimet jetësore mjekësore po përfundojnë.
”The Guardian”, citon shefen e programit të emergjencave në OBSH Catherine Smallwood, sipas të cilës 9 persona kanë vdekur në 16 sulme kundër strukturave shëndetësore.
Po ashtu OBSH-ja, tregon se në 13 ditë luftë janë shënuar 1207 viktima civile, përfshirë 406 persona të vrarë dhe mbi 801 të plagosur. Bilanci real besohet të jetë shumë më i lartë.