2 viktima nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, bie numri i të infektuarve, 108 raste të reja

Maqedonia e Veriut për të dytën ditë radhazi ka shënuar 2 viktima nga COVID-19. Ndërkohë numri i të infektuarve në ditë ka pësuar një rënie sot pasi u shënuan 108 rate të reja.

Po ashtu numri i të shëruarve ka qenë përsëri më i lartë pasi 112 persona fituan betejën me COVID-19 në 24 orët e fundit.

Shkupi kishte sërish më shumë raste, 45 ndjekur nga Kumanova me 18 dhe Shtipi me 11.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?