20 dollarë për fuçi / Çmimi i naftës thyen rekordin negativ të 18 viteve – Situata pritet të përkeqësohet

Çmimet globale të naftës së papërpunuar u tkurrën të hënën në mes shqetësimeve të vazhdueshme për ndikimin e pandemisë së koronavirusit mbi kërkesën e energjisë dhe luftën e vazhdueshme të çmimeve midis Rusisë dhe Arabisë Saudite.

West Texas Intermediate (WTI), standardi amerikan ra nën 20 dollarë për fuçi në tregtinë Aziatike ndërsa Brent arriti në 23.03 dollarë, çmimi i tij më i ulët që nga 2002.

Në Evropë, nafta e papërpunuar Brent është në rënie prej 6.2% në 26.23 dollarë ndërsa WTI është në rënie prej 5.7% në 20.21 dollarë.

“Ka mundësi që çmimi të shkojë edhe më ulët pasi furnizimi i madh i naftës po tejmbush hapësirat e magazinimit, të cilat do të mbushen plotësisht muajin tjetër si rezultat i kombinimit të furnizimit më të lartë nga lufta e çmimeve dhe kërkesës më të ulët globale,” Joe Healey, Analist i Kërkimeve të Investimeve tha në një shënim në mëngjes.

Karantinimi në pjesën më të madhe të Evropës dhe Amerikës së Veriut ka shkaktuar rënie të kërkesës ndërsa tregtarët vlerësojnë se tregu po nxjerr një tepricë prej rreth 25 milion fuçi në ditë.

Burimi: Business Insider – SCAN

SHKARKO APP