2000 dele “pushtojnë” kryeqytetin spanjoll

Festa  “Trashumancia” që karakterizohet edhe me shëtitjen e deleve nëpër rrugët e kryeqytetit të Spanjës, Madrid u mbajt për herë të 21-të. Festa që nga viti 1994 organizohet rregullisht dhe njihet me karakteristikën e rigjallërimit të kulturës së rritjes së bagëtive.

Festa organizohet me sponsorizimin e Ministrisë së Kulturës së Spanjës dhe synon nxitjen e fermave që të merren me rritjen e bagëtive. Për shkak të festës disa rrugë të Madritit janë mbyllur, ndërkohë që finalizimi i kësaj feste bëhet në “shehin e majtë” në qendër të Madridit ku duke iu referuar mitit për të kaluar delet i paguhet një monedhë e vjetër punonjësit të bashkisë.

2000 delet në rrugët e Madridit shoqëroheshin nga barinjtë dhe familjarë të veshur me veshjet karakteristike folklorike të zonës. Personat e veshur me veshjet folklorike të shoqëruar me muzikën vendase kënduan dhe kërcyen valle karakteristike vendase.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?