21-vjeçari shqiptar masakron me thikë pronarin italian
Një 21 vjeçar shqiptar u arrestua nga karabinierët italianë nën akuzën e tentativës së vrasjes. I riu, me banim në Piacenza, në orët e para të pasdites së djeshme, ndërsa ishte në një lokal, i ishte thënë nga pronari, që të largohet se do mbyllte biznesin.
Mirëpo, sa duket shqiptari nuk e ka pritur mirë këtë gjë dhe ka rrëmbyer një thikë kuzhine, duke qëlluar disa herë italianin, 28 vjeç. Pas kësaj, ai tentoi të arratiset, duke ikur prej vendngjarjes, shkruajnë mediat italiane. Shqiptari, pasi u kap, deklaroi se kishte hedhur thikën në lumë.
Thirrjet e të plagosurit tërhoqën vëmendjen e disa kalimtarëve që e gjetën atë në tokë të mbuluar me gjak, ndërsa shqiptari u përpoq ta godiste përsëri, por u ndalua nga bashkatdhetari i tij dhe nga njerëzit që arritën në vendngjarje.
I plagosuri u shpëtua dhe u dërgua në dhomën e urgjencës së afërt të Policoro, ndërsa karabinierët arritën në vendin e sulmit. Mbi 21-vjeçarin tashmë rëndon akuza për tentativë të vrasjes.