21-vjeçarja: COVID-19 më shpëtoi jetën

COVID-19 vijon të përhapet me ritme të shpejta në të gjitha botën duke shkaktuar viktima dhe dëmet të madha ekonomike.

Por, një 21-vjeçare Olivia Ibbitson ka shprehur “mirënjohje” ndaj COVID-19, pasi ka bërë që ajo të heqi dorë nga alkooli si dhe të humbiste rreth 30 kg.

Anglezja Ibbitson kishte probleme me alkoolin që në moshën 15-vjeçare, pasi thuajse çdo ditë ishte e dehur dhe shtoi në peshë.

Në vitin 2019, e reja ka rrezikuar të humbiste jetën, pasi konsumoi shumë alkool dhe qëndroi dy ditë në koma të induktuar.

Por, pasi në mars të vitit të kaluar Britania e Madhe hyri në karantinë, Olivia vendosi që të lërë pijen dhe që nga ajo kohë ka humbur 30 kg.

“Pija dy shishe verë përpara se të dilja me shoqërinë. E kisha humbur kontrollin dhe përfshihesha në situata të këqija. Kur përfundova në spital, vendosa të mos pi më, por nuk ia arrita qëllimit. Vazhdoja të pija shumë. Por, karantina ma bëri më të lehtë arritjen e qëllimit tim. Duke qenë se nuk mund të dilja, eliminova alkoolin. Karantina ishte e tmerrshme, por unë vendosa që të përfitoja. Nuk kam pirë alkool që nga data 13 mars”,-tregon 21-vjeçarja.

SHKARKO APP