222 plumba mbi policët, kërkohet rihapja e dosjeve

4 janari 1991, në periferi të Bolonjës, humbën jetën tre karabinierë të rinj tek të 20-at. Vrasësit e bandës së Uno Bianca-s po i prisnin për t’i masakruar. Një breshëri prej 222 plumbash ra mbi Andrea Moneta-n, Mauro Mitilini-n e Otello Stefanini-n.

30 vite nga ngjarja kriminale, vëllai i njërit prej policëve, Ludovico Mitilini, kërkon të rihapen hetimet, sepse është i bindur që me rindërtimin e ngjarjes, do të dalin në dritë disa elemente të reja e mjaft të rëndësishme. Sipas tij, ata jan; përballur me një të vërtetë të gjymtuar.

“Ajo ka disa anë të errëta dhe për këtë arsye, pjesëtarë të familjes do të bëjnë një kërkesë zyrtare për të rihapur hetimet”, shton ai. Sipas vëllait të Mauro-s, në vendimin e vitit 1997 mbi bandën që terrorizoi Bolonjën nga 1987-ta deri në 1994-tën, “ka elementë që shkaktojnë pështjellim, dëshmi kjo e faktit se nuk janë vlerësuar ashtu sic duhet””,-thotë ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ludovico e vë theksin te një urdhëresë nga kreu i policisë së Bolonjës, i cili kërkoi “një mbikëqyrje fikse të policisë përpara ish-shkollës Romagnoli, që ishte goditur ditët e mëparshme nga një koktej Molotov”. Kjo e bën edhe më të paqartë faktin se përse u zhvendosën karabinierët në një rrugë, e cila ishte shumë larg objektivit që duhej vëzhguar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?