2,232 të infektuar dhe 33 humbje jete në 24 orët e fundit në Greqi
Në 24 orët e fundit në Greqi janë regjistruar 2,232 të infektuar me koronavirus dhe 33 humbje jete. Me rastet e sotme, numri i përgjithshëm i rasteve shkon në 655,767, prej të cilave 50.9% janë meshkuj.
Sipas raportimeve të mediave në vend, nga rastet e konfirmuara 7 ditët e fundit, 71 janë persona që kanë udhëtuar jashtë dhe 3,205 janë raste kontakti. Sa i përket rasteve fatale, numri total i tyre shkon në 14,828 që nga fillimi i pandemisë. Prej tyre, 95.4% kishin një sëmundje shoqëruese ose/dhe ishin mbi 70 vjeç.
Numri i pacientëve të trajtuar me intubim është 326 (64.4% meshkuj). Mosha mesatare e tyre është 66 vjet. Prej tyre 79.8% kanë sëmundje shoqëruese dhe/ose janë mbi 70 vjeç.