244 vite burg, përdhunoi të bijën e porsalindur
Patricio Medina, 27-vjeç është dënuar me 244 vite burg për përdhunimin e fëmijës së tij të porsalindur. Babai nga Texas- i pranoi se e kishte kryer aktin në vitin 2014. Kështu gjykata vendosi për të tre dënime me nga 80 vite burg.
Zbardhja e ngjarjes u bë e mundur falë dëshmisë së një të burgosuri, i cili tregoi se gjatë bisedave të tyre në qeli, Patricio kishte pranuar krimin. Ai u akuzua për sulme të rënda seksuale ndaj një fëmije nën moshën 6- vjeçare, lëndim dhe rrezikim të jetës së vajzës. Në 2014- n, kur policia mbërriti në vendngjarje zbuloi se Medina ishte nën efektin e methamphetamine, që prej 2 ditësh.
Foshnja u gjend me plagë të rënda në trup dhe deformime kockore, çka tregonte se ishte dhunuar sistematikisht për javë të tëra. I dënuari rrëfeu se për çdo herë që mërzitej me bashkëshorten abuzonte me të bijën.
KOHA JONË SONDAZH

