248 orë në rrënoja, pozicioni i fetusit mbajti në jetë 17-vjeçaren

Tërmeti në Turqi po tregon se ka mrekulli. Një 17-vjeçare u nxor ditën e djeshme shëndoshë e mirë nga gërmadhat e pallatit ku ajo banonte, që u shemb plotësisht nga tërmetet shkatërrimtare të 6 shkurtit në Turqi.

I mrekullueshëm ishte fakti se ajo arriti të dilte e gjallë nga rrënojat pas rreth 248 orëve pas tërmetit. Duke folur për mënyrën sesi Ölmez, e cila u operua për shkak të një frakture në legen, mund të mbrohej kaq shumë, doktori i saj tha:

“Unë mendoj se ajo ishte e mbrojtur, sepse mbeti në pozicionin e fetusit. Fëmija vazhdon në shërbimin e kujdesit intensiv, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?