25 ditë pushtim nga Rusia, Zelensky: Negociatat duhen
Ukraina prej 25 ditësh po sulmohet dhe po bombardohet nga Rusia, por presidenti Volodymyr Zelensky përsëriti thirrjen për bisedime me Rusinë për të ndalur luftën. Edhe pse negociatat nuk janë të lehta, për të ato janë të nevojshme sepse kanë të bëjnë me jetën e miliona njerëzve.
“Ukraina gjithmonë ka qenë pro një zgjidhje paqësore, dhe jemi më të interesuar se kurrë për paqen. Sepse për ne ka rëndësi çdo jetë, çdo familje e shkatërruar. E dimë shumë mirë se Rusia ka fuqi të madhe ushtarake, raketa dhe bomba, por dua ti pyes qytetarët e rusisë, a kanë më kuptim për ju fjalët fëmijë, nënë dhe baba?”.
Moska thotë se janë afër një marrëveshje për statusin neutral të Ukrainës, por negociatorët e Kievit thanë se kushtet e tyre ku përfshihet armëpushimi i menjëhershëm nuk kanë ndryshuar.