25-vjeçari flet nga spitali: E kam nënvlerësuar, merreni seriozisht

Covid-19 ka treguar se prek çdo moshë. Ai gjithashtu është mjaft i rrezikshëm edhe për moshat e reja dhe këtë e rrëfen një i ri në Britaninë e Madhe. Sipas BBC, një 25-vjeçar i infektuar me koronavirus ka rrëfyer historinë e tij sesa lehtë e kishte marrë në fillim sëmundjen.

Calum Wishart thotë se fillimisht kishte mbajtur një qëndrim krejtësisht të gabuar duke nënvlerësuar virusin por më pas ai kishte shfaqur probleme me frymëmarrjen, kollë të fortë e për këtë arsye u shtrua na spital.

”Mendoja se ngaqë isha i ri sëmundja nuk do të ndikonte tek unë, se do të ishte njëlloj si gripi. Kisha një qëndrim plotësisht të gabuar. Kam nënvlerësuar ndikimin e vërtetë të virusit. Njerëzit duhet të dëgjojnë, ata duhet ta marrin seriozisht këtë”. Nga ana tjetër, ai rrëfeu se të qëndruarit në shtëpi i izoluar është shumë herë më mirë sesa të shtrohesh në spital.

SHKARKO APP