25 vjet nga rënia e Murit të Berlinit. Angela Merkel: Një ëndërr e bërë realitet
Merkel, e cila vetë ka jetuar në Gjermaninë Lindore, ka thënë se ajo kujton ende tensionin, frikën dhe zemërim nga nisja e ndërtimit te murit deri në shembjen e tij më 9 nëntor 1989, një vit në të cilin regjimet komuniste në mbarë Europën Lindore ranë duke i dhënë fund Luftës së Ftohtë.
Në një moment veçanërisht prekës, Merkel ndezi një qiri me nënën e Chris Gueffroy, personi i fundit i cili u vra në përpjekje për të bërë kalimin e rrezikshëm të murit.
Në Berlinin dhe Gjermaninë e bashkuar, të cilën shumë njerëz në ato vite nuk mund ta imagjinonin se do të ndodhte, ceremonitë dhe festimet për rrëzimin e Murit të Berlinit vazhduan gjatë gjithë ditës së dielë. Aktivitetet nisën që në orët e para të mëngjesit, ku mbi 1 milion vizitorë zbarkuan në kryeqytetin gjerman.
Nga 155 km , sot kanë mbetur rreth tre kilometra të murit të famshëm.