250 kompani në Londër do të transferohen para Brexit

Qeveria holandeze ka raportuar se është në kontakt me mbi 250 kompani të ndryshme në lidhje me transferimin e veprimtarive të tyre nga Britania e Madhe drejt Holandës dhe kjo, para daljes së Londrës nga Bashkimi Europian, njoftoi gazeta britanike ”The Guardian”.

Ministria holandeze e Punëve të Jashtme deklaroi nga ana e saj se vetëm gjatë vitit të kaluar Holanda kishte arritur të tërhiqte nga Britania e Madhe 42 kompani, që kishin punësuar 1 923 persona.

Ndër kompanitë që kanë zgjedhur qëndrimin në Holandë mund të përmendim ”Discovery Channel”, Sony dhe Bloomberg.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?