26 viktima dhe 978 raste të reja/ Covid-19 nuk di të ndalet në Maqedoninë e Veriut

Një tjetër ditë e zezë për Maqedoninë e Veriut.

Sipas asaj që njofton Ministria e Shëndetësisë në Shkup, në 24 orët e fundit janë kryer 2 667 teste dhe prej tyre 978 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, ose 37% e testeve të kryera.

Ndërkohë kanë ndërruar jetë edhe 26 pacientë, numri më i lartë i viktimave që nga fillimi i pandemisë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar vetëm 23 persona.

Maqedonia e Veriut është një ndër vendet më të prekura nga pandemia në rajon.

Nga nisja e pandemisë, shteti fqinj regjistron 39,760 të infektuar dhe 1,136 viktima.

Pak ditë më parë, autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut ngritën alarmin për ezaurimin e të gjithë shtretërve spitalorë, ndërkohë që infektimet njohin vetëm rritje.

SHKARKO APP