28 mijë fluturime të anuluara në të gjithë botën

28 mijë fluturime në gjithë botën janë anuluar sot, pas problemeve me sistemin IT. Ndërprerja e cila preku bankat dhe shërbimet e urgjencës në të gjithë botën, u shkaktua nga një përditësim i gabuar i softuerit nga firma e sigurisë kibernetike Crowdstrike. Delta Airlines, e cila është kompania e dytë më e madhe në botë për nga numri i pasagjerëve, kishte ndaluar të gjitha fluturimet e saj, por më vonë tha se disa kishin rifilluar. American Airlines ndaloi fluturimet e saj më herët, por ka rifilluar shërbimin. CroWdstrike ka kërkuar falje dhe tha se çështja “është duke u rregulluar”. Aktualisht nuk dihet se kur do të zgjidhet çështja.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?