288 humbje jete dhe mbi 14 mijë raste me Covid-19 në Itali
Bota E Enjte, 29 Prill 2021 21:27
Italia ka regjistruar 14, 320 raste të reja me koronavirus nga 330, 075 teste të realizuara.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 288 pacientë nuk e fituan betejën me Covid-19, duke e çuar numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë në 120, 544 humbje jete.
Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se 18, 088 persona janë shëruar.
Sakaq rajoni me rastet më të larta të Covid mbetet Lombardia me 2,304 te prekur.