3 mijë trupa të SHBA-së në Poloni, Rusia jep alarmin: “Po kërcënohet siguria”

Rusia thotë se e sheh ardhjen e më shumë se 3,000 trupave ushtarake amerikane në Poloni, si një kërcënim për sigurinë e vet. Trupat janë pjesë e reagimit të Presidentit Barack Obama për të siguruar aleatët e NATO-s të shqetësuar në lidhje me një Rusi agresive.

Zëdhënësi i Presidentit Vladimir Putin, Dmitry Peskov, tha BBC se lëvizja “kërcënon interesat tona dhe sigurinë tonë”. Zëvendësministri i Jashtëm rus, Alexei Mechkov e quan vendosjen si një “faktor i destabilizimit të sigurisë europiane”.

Nënsekretari i Shtetit për Mbrojtjes i Polonisë, Tomasz Szatkoëski, tha se vendosja ishte e nevojshme për shkak të “ushtrimeve të mëdha” të Rusisë në kufirin e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Faktori Trump

Swiss Digital Mobile Reklama

Më shumë se 80 tanke dhe qindra automjete të blinduara tashmë kanë mbërritur në Gjermani dhe janë duke lëvizur në Europën Lindore në rrugë tokësore dhe përmes hekurudhës.

Një pjesë e forcës amerikane hyri në vendkalimin kufitar të Polonisë dhe Gjermanisë këtë të enjte. Plani është për të forëcuar forcat çdo nëntë muaj. Mësohet se vende të tjera të përfshira në rotacionin janë: Estonia, Letonia, Lituania, Rumania, Bullgaria dhe Hungaria.

Brigada e blinduar amerikane do të kryejë ushtrime ushtarake në vendet baltike, në të gjithë pjesën ku presidenti Obama pati mbështje, për të siguruar aleatët e NATO-s.

Tetorin e kaluar, Rusia dërgoi raketa bërthamore në enklavën e saj të Kaliningradit, mes Polonisë dhe Lituanisë. Ardhja e forcave të SHBA-së në Europën Lindore, vjen vetëm disa ditë para inaugurimit të Donald Trump si President i SHBA-ve. Trump ka sinjalizuar se ai dëshiron të përmirësojë marrëdhëniet me Moskën.

Zgjedhja e Trump ka ngritur pyetje nëse ky qëndrim ushtarak do të vazhdojnë, raporton korrespondenti i BBC i mbrojtjes Jonathan Beale nga Polonia.

Përshtati: Redjon Shtylla

_93534646_a299e706-d779-43f4-bad7-4d95c07b3028

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?