300 mijë rezervistë, a do të shkojnë në luftë edhe sportistët rusë?
300 000 rezervistë nga mosha 18 deri në 65 vjeç janë thirrur nga Vladimir Putin për të shkuar në frontin e Ukrainës.
Si funksionon për sportistët? “Sport-Express”, një medium sportiv rus i themeluar në vitin 1991 nga gazetarët e Sovetsky Sport, gazeta më e vjetër sportive në Bashkimin Sovjetik, ka hetuar për të ofruar disa përgjigje në lidhje me këtë.
“Nëse sportistët janë ushtarë rezervë ose oficerë, deri në moshën 35-vjeçare teorikisht mund të thirren si pjesë e mobilizimit të pjesshëm. Kontratat me klubet sportive profesionale nuk janë pengesë. Është planifikuar të thirren njerëz me përvojë luftarake, kështu që ka të ngjarë që të ketë shumë kandidatë të tillë në mesin e sportistëve”, lexohet në gazetë.