3191 raste të reja me COVID-19 në Greqi, 23 të vdekur

Regjistrohen 3191 raste të reja me koronavirus, 23 vdekje në Greqi. Mësohet se 19 prej këtyre rasteve janë identifikuar pas kontrolleve në dogana.

Deri më tani numri i përgjithshëm i rasteve arrin në 557.239, ndërsa numri i pacientëve të trajtuar me intubacion është 317.

Po ashtu bëhet e ditur se mosha mesatare e të hospitalizuarve është 64 vjet. Që nga fillimi i pandemisë, 2,913 pacientë janë larguar nga ICU. Ndërkohë, që prej fillimit të pandemisë janë regjistruar gjithsej 13,351 vdekje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?