32-vjeçari grek bën dy kërkesa para Prokurorisë: S’doja ta vrisja

32-vjeçari Babis Anagnostopoulos deklaron se nuk kishte planifikuar që ta vriste bashkëshorten e tij, Caroline.

Ndërsa kërkoi falje për krimin e kryer, piloti i paraqiti një kërkesë hetuesit që të kryejë një ekspertizë për kamerën që u gjet brenda shtëpisë, për të verifikuar se kur është hequr karta e memories. I akuzuari pretendon se karta nga kamera u hoq rreth tre orë para se të ndodhte krimi.

Ai kërkoi që të ftohen si dëshmitarë miq dhe familjë të çiftit, në mënyrë që të flasin për marrëdhënien që ai kishte me 20-vjeçaren. Kjo kërkesë është bërë për të mbështetur pretendimin se ai kishte një marrëdhënie shumë të mirë me të bashkëshorten e tij.

SHKARKO APP