FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Mark Rutte: NATO vijon bashkëpunimin me Danimarkën dhe Groenlandën në fushën e sigurisë

”NATO do të vazhdojë bashkëpunimin me Danimarkën dhe Groenlandën për çështjet e sigurisë në rajonin e Arktikut”,-tha sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Mark Rutte.

Ai është takuar me Ministrin danez të Mbrojtjes Threls Lund Poulsen dhe Ministren e Punëve të Jashtme të Groenlandës Vivian Motzfeld, për të cilën tha se diskutuan për Groenlandën dhe sigurinë.

“Diskutuam se sa i rëndësishëm është Arktiku, përfshirë Groenlandën, për sigurinë tonë kolektive dhe se si Danimarka po rrit investimet në kapacitetet kyçe. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku si aleatë për këto çështje të rëndësishme”, shkroi Rute në Platformën X.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas mediave daneze, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s nuk iu drejtua gazetarëve pas takimit, por nga ana e tij ministri danez theksoi se takimi ishte “produktiv, pavarësisht situatës së tensionuar”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?