35-vjeçarja fiton luftën me koronavirusin: Kam qenë 9 ditë në koma, mesazhi im për protestuesit në SHBA
Një 35-vjeçare në SHBA tregon luftën e gjatë dhe të vështirë me koronavirusin. Leah Blomberg edhe pse e shëruar nga ky virus i tmerrshëm ende ndihet e dobët fizikisht por ajo ka një mesazh për protestuesit që kanë dalë në qytete të ndryshme amerikane duke kërkuar fundin e masave kufizuese.
35-vjeçarja iu drejtua atyre të mos thërrasin dhe as ankohen për urdhrat e izolimit, si ai në shtetin e saj të Uinskonsin, që është shtyrë tashmë deri më 26 maj.
“Kam kaluar nëntë ditë në koma, e lidhur me një ventilator, për shkak të koronavirusit. Kam qëndruar edhe 9 ditë të tjera në reanimacion me halucinacione të tmerrshme nga ilaçet. Jam me fat që jam gjallë”- thënë ajo.
“Qëndroni në shtëpitë tuaja. Merrni paratë që po ju jep qeveria. Mos u ankoni Mjaft dhe gëzojuni shëndetit tuaj. Faleminderit guvernatorit që kujdeset më shumë për shëndetin tonë se sa për pasurinë tonë”- ka shkruar ajo në postimin e saj në Facebook.
(