36 milionë evropianë kanë pasur Covid të gjatë
Rreth 36 milionë europianë kanë pasur Covid të gjatë në tre vitet e para të pandemisë, respektivisht një për çdo 30 banorë të Kontinentit të Vjetër.
“Ata vuajnë në heshtje, ndërsa të tjerët shërohen nga Covid. Long Covid mbetet një boshllëk në njohuritë tona, i cili duhet urgjentisht të plotësohet. Derisa të zhvillojmë diagnoza më gjithëpërfshirëse dhe trajtime adekuate për Long Covid, ne nuk do të shërohemi nga pandemia. Ne duhet të zhvillojmë kërkimin dhe të vazhdojmë me vaksina”,-tha Hans Henri P. Kluge, drejtor i Rajonit Evropian të OBSH-së.
Kluge vuri në dukje se “kjo verë do të jetë e para në më shumë se tre vjet që shumë prej nesh do të jenë në gjendje ta shijojnë pa kërcënimin e rrezikshëm të Covid-19. Ndërsa mund të mos jetë një emergjencë globale e shëndetit publik, Covid-19 nuk është zhdukur. Gati 1000 vdekje të reja nga Covid-19 vazhdojnë të ndodhin në të gjithë rajonin evropian çdo javë”, shtoi ai.