386 viktima në 24 orë nga Covid në Itali, rritet numri i të infektuarve

Gjatë 24 orëve të fundit në Itali janë shënuar shifra të larta të të infektuar me Covid.

Sipas statistikave të fundit shëndetësore bëhet me dije se janë konfirmuar të infektuar me Covid 13 446 raste të reja me Covid dhe kanë humbur jetën 386 pacientë.

Ndërkaq raportohet se gjatë orëve të fundit janë shëruar 32 720 persona.

Nga fillimi e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid ka shkuar në 3,400,877, mes të cilëve kanë humbur jetën 105,328 persona.

Ndërkohë vijojnë të  jenë aktiv me Covid 563,067 raste.

SHKARKO APP