4 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

Ministri i Shëndetësisëi Maqedonisë së Veriut Venko Filipçe njoftoi se në vend ka edhe 4 raste të reja me virusin korona. Numri i të prekurve në Maqedoninë e Veriut shkon në 13. Filipçe njoftoi se qeveria do të shpall gjendje krize në Dibër dhe Qendër të Zhupës.

“Në mbledhjen e sotme qeveria miratoi që të shpallet gjendje krize në Dibër dhe Qendër të Zhupës. Sot pacientët janë në gjendje stabile, përveç pacientes së parë nga Dibra, e cila mund të vendoset në aparate të frymëmarrjes. Sot kanë ardhur rezultate nga Dibra për 10 pacientë, ndërsa 4 kanë rezultuar pozitiv” tha mes tjerash Filipçe.

Më 16 mars presidenti Stevo Pendarovski do të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare për situatën e krijuar nga koronavirusi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?